BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 2 të vdekur dhe 96 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë është rritur në 3.667 dhe numri i të vdekurve në 97, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Fatjon Cuka   | 14.07.2020
Shqipëri, 2 të vdekur dhe 96 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Rastet pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) në Shqipëri vazhdojnë të rriten, pasi janë regjistruar edhe 96 raste të reja, ndërkohë edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency(AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë është rritur në 3.667 dhe numri i të vdekurve në 97. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

“Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze”, theksohet në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë, janë shëruar edhe 48 qytetarë, duke e rritur në 2.062 numrin e të shëruarve dhe 1.508 persona janë aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer gjithsej 33.389 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për gjurmimin e rasteve të dyshuara me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın