BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 2 të vdekur dhe 67 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.577

Fatjon Cuka   | 07.05.2021
Shqipëri, 2 të vdekur dhe 67 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 2 të vdekur dhe 67 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.577, prej të cilëve 2.408 persona kanë vdekur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115.253 dhe raste aktive aktualisht janë 13,916.

Ndërkohë, janë kryer edhe 2.728 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 652.360 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janë kryer mbi​​​​​​​ 572.226 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın