BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 19 të vdekur dhe 986 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 106.215 dhe numri i të vdekurve në 1.775

Fatjon Cuka   | 27.02.2021
Shqipëri, 19 të vdekur dhe 986 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 19 të vdekur dhe 986 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 106.215 dhe numri i të vdekurve në 1.775.

Në orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 68.969 dhe raste aktive janë 35.471.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.957 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 462.980 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me mjekë dhe infermierë, tha se situata është delikate dhe u bëri apel qytetarëve për zbatimin e rregullave kundër pandemisë COVID-19.

Duke folur për procesin e vaksinimit që ka filluar më 11 janar, Manastirliu theksoi se po vijon me intensitet vaksinimi i stafeve mjekësore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın