BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 19 të vdekur dhe 1.021 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 103.327 dhe numri i të vdekurve në 1.715

Fatjon Cuka   | 24.02.2021
Shqipëri, 19 të vdekur dhe 1.021 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 19 të vdekur dhe 1.021 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 103.327 dhe numri i të vdekurve në 1.715

Në 24 orët e fundit janë shëruar 906 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 66.309 dhe raste aktive janë 35.303.

Sipas njoftimit të ministrisë, në spitale po trajtohen aktualisht qindra pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.897 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 451.643 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın