BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 16 viktima dhe 545 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e rritur në 18.152 numrin e të shëruarve në vend

Saimir Alija   | 28.11.2020
Shqipëri, 16 viktima dhe 545 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 545 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 16 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 36.790 dhe numri i të vdekurve në 787, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e rritur në 18.152 numrin e të shëruarve në vend, ndërsa raste aktive aktualisht janë 17.851.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 471 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 186.243 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın