BALLKANI

Shpallet epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut

Komisioni për sëmundje infektive ka dhënë një konkluzion për shpallje të epidemisë së fruthit në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut

Admir Fazlagikj  | 16.04.2019 - Përdıtësım : 17.04.2019
Shpallet epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut

Shkup

Komisioni për sëmundje infektive ka dhënë një konkluzion për shpallje të epidemisë së fruthit në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vladimir Mekiq nga Instituti i Shëndetit Publik tha se shpallja e epidemisë ka për qëllim të zbatohen masat shtesë që të pengohet përhapja e mëtejshme, të ulet numri i infektimeve të reja dhe të pengohen format e rënda të kësaj sëmundjeje.

Një prej masave është ndalimi i vizitës së kopshteve, masa e dytë e cila është propozuar është që të ulet mosha për vaksinim prej 12 muajve në gjashtë muaj, sepse një pjesë e madhe, pothuajse 100 fëmijë, janë të moshës nën një vit dhe ata janë grupi më i rrezikuar për format më të rënda të sëmundjes.

Për shkak se kemi edhe të sëmurë midis personave më të rritur në moshë që sipas kalendarit të rregullt nuk e kanë marrë vaksinimin Komisioni mori vendim që të rritet mosha e vaksinimit, kështu që çdo person më i madh se 14 vjeç do të mund të vaksinohet lirisht në qendrat e shëndetit publik, respektivisht në moshën prej 14 deri 60‑vjeçare.

Ai tha se tërësia e masave të tjera, që janë propozuar, është që të gjithë nëpunësit shëndetësorë në territorin e të gjithë vendit duhet të vaksinohen me dy doza të vaksinës MRP.

"Më shumë se 70 fëmijë me fruth janë hospitalizuar, prej të cilëve 55 janë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ndërsa 15 në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve. Prej tyre më shumë se shtatë janë në gjendje të rëndë, por të gjithë janë hospitalizuar sepse ka pasur komplikacione nga fruthi", shtoi Mikiq.

Ky konkluzion u soll sepse tashmë janë raportuar 961 raste me fruth.

Në javën e fundit më shumë se 60 për qind e rasteve të raportuar të cilat janë më tepër në nivel javor janë jashtë nga Shkupi.

Tashmë gjashtë qendra për shëndetin publik kanë shpallur epidemi të fruthit me popullatë të përgjithshme që është më shumë se gjysma, respektivisht 55 për qind e territorit të vendit. Gjithsej 20 qytete kanë regjistruar raste të fruthit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın