BALLKANI

Shkup, promovohet projekti për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

"Janë planifikuar shumë aktivitete brenda këtij projekti, të cilat shpresoj se do të zbatohen me sukses brenda periudhës së planifikuar 21 mujore", tha Petrevski.

Husamedın Gına   | 14.02.2020
Shkup, promovohet projekti për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit ( Husamedın Gına - Anadolu Agency )

Shkup

Qeveria e Maqedonisë së Veriut promovoi sot projektin projektin e binjakëzimit "Forcimi i kapaciteteve të bashkërendimit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit", raporton Anadolu Agency (AA).

Komiteti kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit i Maqedonisë së Veriut (NKSNEBT) dhe Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me delegacionin e Bashkimit Evropian (BE) dhe Agjencinë "Studiare Sviluppo" nga Republika e Italisë, kanë filluar një projekt për forcimin e kapaciteteve të bashkërendimit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit.

Pas fjalimeve përshëndetëse në promovim, koordinatori i Komitetit kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit, Borçe Petrevski dhe komandanti i Njësisë së operacioneve speciale, Carabinieri, gjeneral major Pasquale Angelosanto, dhanë deklarata për mediat.

Duke theksuar se ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm i financuar nga BE-ja, Petrevski tha se projekti vjen në kohën e duhur sepse ne po përballemi me sfida të reja të sigurisë.

"Janë planifikuar shumë aktivitete brenda këtij projekti, të cilat shpresoj se do të zbatohen me sukses brenda periudhës së planifikuar 21 mujore", tha Petrevski, duke potencuar se janë veçanërisht të kënaqur që miqtë italianë do të ndajnë përvojat e tyre në luftën kundër terrorizmit.

Angelosanto tha se është i nderuar për pjesëmarrjen në projektin që nxit bashkëpunimin në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

"Korpusi i karabinierëve 'ROS Carabinieri' është shumë i lumtur që ka mundësinë të kontribuojë, të ndajmë njohuritë tona, veçanërisht në pjesën e përvojës sonë në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit gjatë dekadave të kaluara, të cilat ne i kemi arritur në shumë situata dhe kontekste të ndryshme", tha Angelosanto.

Ai shtoi gjithashtu se trupat e karabinierëve janë të njohur për përvojën e tyre shumë vjeçare dhe janë të lumtur të ndajnë metodat specifike të punës që kanë zhvilluar dhe thelluar ndër vite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın