BALLKANI

Shkup, mjekët protestuan kundër dhunës ndaj personelit

"Jemi mbledhur këtu që të themi mjaft më. Kjo do të jetë revolta jonë e fundit, më nuk guxojmë të lejojmë që të sulmohen punonjësit shëndetësorë", tha Llazarov

Admir Fazlagikj  | 18.09.2019 - Përdıtësım : 19.09.2019
Shkup, mjekët protestuan kundër dhunës ndaj personelit (Admir Fazlagikj - Anadolu Agency)

Shkup

Mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë, pas disa sulmeve mbi personelin mjekësor para disa kohësh, sot në Shkup mbajtën protestë me moton: “Mjaft më! Stop dhunës mbi punonjësit e mjekësisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Mjaft dhunës mbi punonjësit e mjekësisë”. "Të nderuar pacientë nuk jemi të plotfuqishëm”, “Mos i injoroni specializantët dhe mjekët e rinj”, "Zotëri ministër parandaloje shkuarjen e personelit shëndetësor”, ishin vetëm disa nga pankartet që në protestë i mbanin mjekët e tubuar, duke përcjellë mesazhin se nuk lejojet kurrfarë dhune mbi personelin mjekësor.

Protestën para Qendrës Klinike në Shkup "8 Shtatori", para ordinancave dhe nëpër punkte e organizoi Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj.

Në emër të Asociacionit të specializantëve dhe mjekëve të rinj u adresua Nenad Llazarov, i cili tha se personeli mjekësor në vend paguhet më së paku në Evropë, me vëllim të punës mbi çdo standard të mundshëm, në kushte shumë të këqija për punë, por edhe përkundër kësaj personeli e mban në shpinë të vet barrën që të mbijetojë sistemi shëndetësor.

“Jemi mbledhur këtu që të themi mjaft më. Kjo do të jetë revolta jonë e fundit, më nuk guxojmë të lejojmë që të sulmohen punonjësit shëndetësorë. Shumë vite tendencat dhe fushata negative shprehet mbi punonjësit mjekësor, ndërsa qëllimi është që të lihen nën hije vendimet e këqija të personave udhëheqës në sistem. Ka ardhur koha të ndërmerren masa për kushte më të mira të punonjësve dhe pacientëve. Do të pushojmë së punuari derisa këto çështje nuk zgjidhen”, tha Llazarov.

Nga Asociacioni theksuan pesë kërkesa, miratimin urgjent për veprimtari mjekësore i cili do të përbëhet në bashkëpunim me të gjitha shoqatat e esnafëve, barazim urgjent ligjor të sulmit mbi tërë personelin mjekësor me sulmin ndaj personit zyrtar, sigurim policor në të gjitha institucionet e mëdha shëndetësore, veçmas qendrave urgjente, organizim i detyrueshëm dhe sistem të kontrollit të brendshëm dhe sanksion të punonjësve mjekësorë që sillen në mënyrë joprofesionale ndaj pacientëve.

Në këtë protestë të mjekëve ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili porositi se me dhunë nuk zgjidhen gjërat.

“Konsideroj se nuk ka kurrfarë logjike që të ngrihet dorë ndaj punonjësve shëndetësorë të cilët ditë e natë luftojnë për jetën e më të afërmve. Të gjitha këto veprime janë të dënueshme dhe parashihen dënime financiare dhe me burg. Kemi ndërmarrë masa konkrete, do të ketë patrullime mobil. Nuk do të lejojmë të ndodhin incidente të tilla. Kjo tejkalon çdo logjikë. Do të ndërmarrim masa të cilat do ta avancojnë statusin e punonjësve shëndetësorë. Prania ime këtu është mbështetje, sepse kjo është diçka që ndodh me vite përpara”, tha Filipçe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.