Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shkon në mbi 200 mijë numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

“Në pikat e vaksinimit në vend, deri dje, janë vaksinuar gjithsej 203.324 qytetarë”, tha Ministria e Shëndetësisë

Furkan Abdula   | 15.05.2021
Shkon në mbi 200 mijë numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Üsküp

Në Maqedoninë e Veriut, numri i qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit (COVID-19) ka shkuar në mbi 200 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Informacioni u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se vaksinimi po vijon normalisht në të gjitha pikat në gjithë vendin.

Sipas njoftimit, interesi për vaksinim po rritet çdo ditë dhe deri më tani numri i njerëzve që kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes platformës në internet “vakcinacija.mk” është 346.431 qytetarë.

“Në pikat e vaksinimit në vend, deri dje, janë vaksinuar gjithsej 203.324 qytetarë”, tha ministria.

Siç theksohet, vaksinimi po zhvillohet në përputhje me Planin Kombëtar për Imunizim.

Ministria e Shëndetësisë apeloi deri te qytetarët që të regjistrohen masivisht në “vakcinacija.mk” sepse, siç thuhet, është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për t’u vaksinuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın