BALLKANI

"Shkatërrohet një grup kriminal në Shkup, arrestohen 12 persona"

MPB e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë një operacioni policor në 34 lokacione në vendbanimet e Shkupit ka shkatërruar një grup kriminal me ç'rast janë arrestuar 12 persona

Admir Fazlagikj   | 07.12.2019
"Shkatërrohet një grup kriminal në Shkup, arrestohen 12 persona"

Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë një operacioni policor në 34 lokacione në vendbanimet e Shkupit ka shkatërruar një grup kriminal me ç'rast janë arrestuar 12 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e MPB-së thuhet se në orët e para të mëngjesit, Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup në bashkëpunim me Departamentin për Shkatërrimin e Krimit të Organizuar, Sektorin e Policisë për Kriminalistikë dhe Departamentin e Operacioneve Speciale të Policisë dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup zbatoi operacion të koordinuar policor e drejtuar ndaj personave, anëtarë të mundshëm të grupeve kriminale.

Siç thuhet në njoftim, grupet operojnë në zonën e SPB-së në Shkup, për të cilën dokumentohen krime të "shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm" dhe "rrezikimit të sigurisë së një zyrtari", si dhe dyshimet për përfshirje në kryerjen e "prodhimit të paautorizuar dhe vendosjen në treg të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve" dhe "prodhim, mbajtje dhe trafik të paligjshëm të armëve ose materialeve shpërthyese".

Me këtë rast, bazuar në urdhrat e gjykatës, janë kryer bastisje në 34 lokacione në Shkupit dhe rrethinës me qëllim sigurimin dhe gjetjen e provave materiale të cilat dalin nga veprat e kryera penale.

"Gjatë bastisjeve u gjetën dhe u sekuestruan automjete, pistoleta, pushkë, municion dhe kornizë për municion, plumba të kalibrit të ndryshëm, jelekë antiplumb, laptopë, telefona celularë me SIM kartela, para dhe të tjera", thuhet në njoftimin e MPB-së.

"Aktivitetet e MPB-së në luftën kundër krimeve të rënda penale me elemente të dhunës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me intensitet më të madh dhe masa të përforcuara", njofton Ministria e Brendshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın