BALLKANI, Koronavirusi

Serbia pranoi 1 milionë vaksina kundër COVID-19 nga Kina

"Me këto doza, ne do të vaksinojmë 500.000 njerëz që është një hap i madh përpara", tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke shtuar se ai do të pranojë vaksinën në shtatë ose tetë ditët e ardhshme

Mustafa Talha Öztürk   | 16.01.2021
Serbia pranoi 1 milionë vaksina kundër COVID-19 nga Kina

Beograd

Serbia pranoi sot 1 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit të zhvilluar nga kompania kineze Sinopharm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç së bashku me ministrin e Shëndetësisë Zllatibor Lonçar dhe ambasadorin kinez në Serbi, Chen Bo, pranuan dërgesën në Aeroportin "Nikola Tesla".

Vuçiç tha se 19.500 doza të tjera të vaksinës të zhvilluara nga Pfizer/BioNTech do të mbërrijnë të hënën, ndërsa 250.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik V të Rusisë do të mbërrijnë të martën.

"Me këto doza, ne do të vaksinojmë 500.000 njerëz që është një hap i madh përpara", tha Vuçiç, duke shtuar se ai do të pranojë vaksinën në shtatë ose tetë ditët e ardhshme.

Ai falënderoi presidentin kinez Xi Jinping dhe ambasadorin kinez për dërgimin e vaksinës.

Deri më tani, 20.500 njerëz janë vaksinuar kundër koronavirusit në Serbi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın