BALLKANI, Koronavirusi

Serbi, rritet në 405 numri i vdekjeve nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur 12 persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 279 raste të reja

Andjelija Stojkovic  | 14.07.2020 - Përdıtësım : 14.07.2020
Serbi, rritet në 405 numri i vdekjeve nga COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Beograd

Serbia ka regjistruar 12 raste të vdekjeve në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve të reja pozitive është 279 nga 6.915 të testuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, në konferencën për media tha se 154 persona aktualisht janë në respirator dhe se lidhur me këtë, sot është dita më e keqe për Serbinë që nga fillimi i epidemisë.

Ajo shtoi se 159 persona ishin shtruar në spital në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19, ndërsa aktualisht janë 4.294 raste aktive.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes që nga fillimi i epidemisë është 405, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 2,17 për qind.

Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar 18.639 persona dhe janë testuar 498.343 persona.

Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive të Serbisë, Goran Stevanoviç, tha se shumica e të shtruarve në spital janë nga Beogradi dhe se koha mesatare e qëndrimit në spital ishte më e gjatë se dy javë.

Ai tha se me gjasë do të jenë të nevojshme më shumë vende në spitale.

Kryeministrja Brnabiç u bëri thirrje njerëzve që të mos mblidhen dhe shtoi se do të shqyrtohet mbajtja e detyrueshme e maskave në të gjithë Serbinë, si dhe do të konsiderohen masa kufizuese.

Ajo theksoi se Serbia ka më shumë se 180 mijë teste PCR dhe se vendi është i gatshëm, por shtoi se kjo nuk do të ndihmojë nëse nuk ka përgjegjësi individuale.

Brnabiç gjithashtu tha se askush nuk e priste një situatë të tillë gjatë verës në Evropë dhe se virusi ishte një surprizë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın