BALLKANI, Koronavirusi

Serbi, një vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19

Deri më tani janë shëruar 6.438 pacientë dhe janë testuar 234,019 qytetarë

Bojana Stojanovic  | 28.05.2020 - Përdıtësım : 28.05.2020
Serbi, një vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19

Beograd

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirusin e ri(COVID-19), me çka numri i përgjithshëm ka arritur në 11.300, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga dje u testuan 4.534 persona, prej të cilëve 25 rezultuan pozitivë.

Në spitale janë shtruar 558 persona, kurse në respirator janë nëntë pacientë.

Gjatë të njëjtës periudhë nga COVID-19 vdiq një person, duke e rritur në 241 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Deri më tani janë shëruar 6.438 pacientë dhe janë testuar 234,019 qytetarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın