BALLKANI, Koronavirusi

Serbi, 5 të vdekur dhe 1.545 raste me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani gjithsej janë regjistruar 45.137 raste me koronavirus, ndërsa sot janë hospitalizuar 1.048 persona

Bojana Stojanovic   | 30.10.2020
Serbi, 5 të vdekur dhe 1.545 raste me COVID-19

Beograd

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.545 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa 5 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani gjithsej janë regjistruar 45.137 raste me koronavirus, ndërsa sot janë hospitalizuar 1.048 persona.

Nga dje janë testuar 11.004 persona, ndërsa deri më tani në Serbi janë testuar 1.329.100 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën 5 persona, me çka numri i të vdekurve është rritur në 814. Në respiratorë gjenden 47 pacientë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın