Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Serbi, 35 të vdekur dhe mbi 2.700 raste të reja me COVID-19

Në spitale aktualisht janë 7.890 pacientë në mesin e të cilëve 266 në respiratorë

Bojana Stojanovic   | 11.04.2021
Serbi, 35 të vdekur dhe mbi 2.700 raste të reja me COVID-19

Beograd

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit (COVID-19) humbën jetën 35 persona ndërsa u regjistruan 2.732 raste të reja me virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në spitale aktualisht janë 7.890 pacientë në mesin e të cilëve 266 në respiratorë.

Nga dje, 10.898 persona janë testuar dhe 2.732 prej tyre dolën pozitivë. Në të njëjtën periudhë, 35 persona humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave nga COVID-19 në 5.735. Shkalla e vdekshmërisë është 0.89 për qind.

Gjithsej 642.208 raste me COVID-19 janë regjistruar në vend ndërsa deri më tani 3.588.296 persona janë testuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın