BALLKANI, Koronavirusi

Serbi, 3 të vdekur dhe 614 raste të reja me COVID-19

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Serbi është rritur në 792, ndërsa në respiratorë gjenden 26 pacientë

Bojana Stojanovic   | 25.10.2020
Serbi, 3 të vdekur dhe 614 raste të reja me COVID-19

Beograd

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 614 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa 3 persona kanë vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deri më tani, gjithsej janë regjistruar 39.486 raste me infeksionin.

Nga dje janë testuar 4.739 persona, ndërsa deri më tani në Serbi janë testuar 1.283.016 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 persona, me çka numri i të vdekurve është rritur në 792. Në respiratorë gjenden 26 pacientë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın