Serbi, 15 të vdekur dhe 3.210 raste të reja me COVID-19
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 4.429, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 456.450

Beograd
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 15 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 3.210 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 4.429, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 456.450.
Aktualisht janë hospitalizuar 3.912 persona, ndërsa 160 persona janë në respiratorë.
Nga dje, 12.561 persona janë testuar, duke e çuar në 2.930.139 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.