BALLKANI, Koronavirusi

Serbi, 1 i vdekur dhe 341 raste të reja me COVID-19

Në Serbi deri më tani janë regjistruar gjithsej 39.827 raste me koronavirus

Bojana Stojanovic  | 26.10.2020 - Përdıtësım : 26.10.2020
Serbi, 1 i vdekur dhe 341 raste të reja me COVID-19

Beograd

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 341 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa një person ka humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani, gjithsej janë regjistruar 39.827 raste me koronavirus.

Nga dje janë testuar 6.503 persona, ndërsa deri më tani në Serbi janë testuar 1.289.519 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 ka humbur jetën 1 person, me çka numri i të vdekurve është rritur në 793. Në respiratorë gjenden 39 pacientë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın