Agim Sulaj
28 korrik 2026•Përditësim: 28 korrik 2026
Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka dënuar me 10 vjet burgim ish-policin Shaqir Lutvija për krime lufte në Prizren gjatë viteve 1998-1999, transmeton Anadolu.
Vendimi për Lutvijan është marrë të martën, ndërsa ai ishte dënuar në nëntor të vitit 2025 me 10 vjet burgim për krime lufte të kryera gati tri dekada më pare.
Lutvija është bërë përgjegjës për masa represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor, të kryera si inspektor dhe polic në stacionon policor të Prizrenit, bashkë me persona të tjerë.
Lënda ishte kthyer në rigjykim gjatë qershorit 2026 nga Gjykata e Apelit.