BALLKANI

Rama: Do bëjmë çmos për të fuqizuar marrëdhëniet ekonomike me Turqinë

"Turqia është një valvul e pashmangshme, e patjetërsueshme dhe e pazëvendësueshme sigurie për Bashkimin Evropian dhe unë këtë e kam thënë edhe në NATO, edhe në Bruksel, e kam thënë dhe në të gjitha takimet bilaterale", tha kryeministri i Shqipërisë

Fatjon Cuka   | 17.01.2022
Rama: Do bëjmë çmos për të fuqizuar marrëdhëniet ekonomike me Turqinë Foto: Erçin Ertürk/AA

Tiranë

Në konferencën e përbashkët për mediat me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri i Shqipërisê, Edi Rama, foli mbi bashkëpunimin midis dy vendeve, ndihmën e autoriteteve turke për Shqipërinë dhe çështje të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Rama falënderoi presidentin Erdoğan, sipas tij, "që u gjend pranë nesh që në sekondën e parë pas goditjes së tërmetit, që u angazhua publikisht i pari dhe me një angazhim shumë konkret dhe që e mbajti fjalën".

"Sot është një ditë shumë e veçantë sepse kemi qenë së bashku në kurorëzimin e një përpjekjeje të jashtëzakonshme miqësore, vëllazërore, dashamirëse për të mbështetur rilindjen e një komuniteti, aty ku tërmeti goditi shumë fort dhe ku sot 522 familje janë në kushte shumë më të mira se ato që kishin përpara sesa tërmeti t’i linte pa shtëpitë e tyre", tha Rama.

Duke iu referuar spitalit në Fier që u ndërtua me financimin e Turqisë, Rama tha: "Sot ne kemi një spital që është jo vetëm një strukturë e re që u shërben njerëzve të një rajoni të tërë të Shqipërisë dhe jo vetëm, por është dhe një pikë transferimi e dijes, prej ku ne po zhvillojmë fazën e re të reformës në shëndetësi për të kaluar në një nivel tjetër të administrimit të sistemit shëndetësor, bazuar tek modelit botërisht i njohur si sukses i Turqisë dhe për të ndërtuar atë autonominë spitalore që do t’i japë një hov të ri gjithë shërbimit."

"Ndërkohë që një vit më parë kemi firmosur në Ankara një sërë marrëveshjes dhe, mbi të gjitha, një deklaratë për të krijuar Këshillin e Bashkëpunimit Të nivelit të lartë. Faktikisht, sot ne kemi në vit nismash konkrete dhe realizimesh konkrete, që dëshmojnë vlerën e shtuar të këtij Këshilli dhe dëshmojnë se takimi i Ankarasë ishte çelja e një kapitulli të rinë marrëdhëniet mes nesh", tha Rama.

Rama theksoi se tanimë është realitet projekti i monitorimit të rrugëve të Shqipërisë me kamera inteligjente, sipas tij "falë asistencës së dhënë nga pala turke dhe kujdesit të veçantë të presidentit (Erdoğan) për këtë projekt".

"Jemi duke bashkëpunuar për të rritur kapacitetet e inteligjencës në fushën e të ardhura doganore dhe tatimore dhe patjetër, do bëjmë çmos për të fuqizuar marrëdhëniet ekonomike, për të rritur volumin tregtar. Potenciali është shumë i madh dhe për të rritur marrëdhëniet në fushën e turizmit", tha ndër të tjera Rama.

Roli i Turqisë në rajon është i pazëvendësueshëm dhe në funksion të paqes

Më tej, kryeministri Rama tha se roli i Turqisë në rajon është i pazëvendësueshëm, i patjetërsueshëm dhe sipas tij pa diskutim një rol konstruktiv në funksion të paqes.

"Turqia është një valvul e pashmangshme, e patjetërsueshme dhe e pazëvendësueshme sigurie për Bashkimin Evropian dhe unë këtë e kam thënë edhe në NATO, edhe në Bruksel, e kam thënë dhe në të gjitha takimet bilaterale. E them dhe sot sepse e besoj dhe e them publikisht sepse kjo është e vërteta", tha kryeministri i Shqipërisë.

Duke iu referuar marrëdhënieve mes dy vendeve dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetareve, Rama tha se "Kjo është një marrëdhënie tradicionale. Edhe në kohën kur Shqipëria ishte një vend shumë i mbyllur, prapë marrëdhënia me Turqinë ishte aty si vazhdimësi e një tradite", tha Rama.

Rama tha më tej se "Ka qenë dhe është privilegj që unë, kryeministër i një vendi të vogël pavarësisht gjatësisë, të marr kohë kaq shpesh nga presidenti i Republikës së Turqisë por po jua them, ia kam thënë dhe herë tjetër, kurrë, asnjëherë nuk jam ndjerë në bisedë si përballë dikujt që të jep leksione, dhe kam parë nga këta, që të jep receta të gatshme se si bëhet puna".

"Unë nuk di një qeveri tjetër, përveç qeverisë së presidentit Erdoğan, asokohe kryeministër i Turqisë, që të jetë mbledhur në sesion të jashtëzakonshëm për të mbledhur direkt punimet e parlamentit të Kosovës dhe për ta njohur Kosovën në mbledhjen e qeverisë së vet si shtet sovran dhe të pavarur në atë moment që votoi parlamenti i Kosovës. Këtë e ka bërë zotëria që është në krahun tim këtu", u shpreh Rama.

Midis dy vendeve u nënshkruan edhe disa marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi si marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Anadolu Agency (AA) dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), në fushën e arkivave, në fushën e rinisë dhe sporteve, për bashkëpunimin në fushën e protokollit, në fushën e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave, për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın