Politikë, BALLKANI

Qeveria e Kosovës e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti mbërrin në Shkup

Qeveria e Kosovës u prit me ceremoni zyrtare para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, ku u intonuan edhe himnet e dy vendeve

Abdula Berisha   | 16.09.2021
Qeveria e Kosovës e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti mbërrin në Shkup ( Edıta Zekjırovıkj - Anadolu Agency )

Shkup

Qeveria e Republikës së Kosovës e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Shkup për mbledhjen e parë të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Kosovës u prit me ceremoni zyrtare para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, ku u intonuan edhe himnet e dy vendeve.

Në mbledhjen e parë të përbashkët, qeveritë e të dyja vendeve, të udhëhequra nga kryeministrat Zaev dhe Kurti, janë në përbërje të plotë.

Në kuadër të agjendës për vizitën e Qeverisë së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, para mbledhjes së përbashkët të të dyja qeverive, do të vijojë takim dypalësh mes kryeministrave Zaev dhe Kurti, si dhe takime dypalëshe të ministrave të qeverive e të të dyja vendeve.

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të mbahet menjëherë pas takimeve të kryeministrave dhe ministrave, ku është paraparë nënshkrimi solemn i më shumë memorandumeve dhe marrëveshjeve për bashkëpunim.

Gjithashtu është paraparë të mbahet edhe një konferencë e përbashët për media e kryeministrave Zaev dhe Kurti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın