BALLKANI

Protesta masive në Serbi

Sipas grupit të qytetarëve “Ngrihu për ndryshim” dhe Lëvizja “Kryengritja Mjedisore”, që po udhëheqin këto protesta, sot u mbajtën bllokada në më shumë se 60 lokacione në të paktën 50 qytete

Sanja Janackovic   | 04.12.2021
Protesta masive në Serbi Foto: Sasa Djordjevic / AA

Nish

Mijëra qytetarë protestuan sot në të gjithë Serbinë duke ecur nëpër rrugët e qyteteve dhe duke bllokuar trafikun në disa kryqëzime dhe ura, raporton Anadolu Agency (AA).

Bashkë me mesazhet “Rio Tinto, marsh nga Serbia”, qytetarët në Nish iu bashkuan protestave masive që u zhvilluan sot, por edhe shtatë ditë më parë, në mbarë Serbinë.

Në orët e pasdites qytetarët u mblodhën në dy lokacione - te rrethrrotullimi në bulevardin "Nemanjiq" dhe para Kuvendit të qytetit. Të grumbulluarit pranë Kuvendit më pas dolën në një shëtitje proteste nëpër rrugët kryesore të qytetit, duke pamundësuar kështu trafikun dhe në fund iu bashkuan protestuesve në bulevardin "Nemanjiq".

“Kam ardhur në protestë sepse kjo qeveri ka shitur gjithçka që ka mundur deri tani. Ne nuk japim ujë dhe tokë, këtë e them si qytetar i Nishit dhe qytetar i këtij vendi”, tha një nga pjesëmarrësit në tubim.

Sipas grupit të qytetarëve “Ngrihu për ndryshim” dhe Lëvizja “Kryengritja Mjedisore”, që po udhëheqin këto protesta, sot u mbajtën bllokada në më shumë se 60 lokacione në të paktën 50 qytete.

Protestuesit po postojnë pamjet nga qytetet e tyre në internet me hashtagun #kryengritje për mbijetesë.

"Theksojmë se e gjithë përgjegjësia për çdo gjë që mund të ndodhë në tubime të cilat nuk janë të regjistruara apo miratuara në përputhje me ligjin nga organet kompetente, e bartin ekskluzivisht organizatorët e tubimeve të paregjistruara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se incidentet më të mëdha ndodhën të shtunën e kaluar në Shabac, ku një grup të rinjsh të maskuar sulmuan protestuesit me shkopinj.

Shkak për protestat masive janë pakënaqësia e qytetarëve me Ligjin për Referendum dhe Nismën Civile dhe Ligjin për Shpronësimin, të cilin Parlamenti i Serbisë tashmë e ka miratuar pa një debat të mëparshëm publik.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın