BALLKANI

Prodhuesit e kanabisit mjekësor apelojnë për ndryshime ligjore

MAKKANABIS kërkon t'u mundësohet kompanive eksportimi i fidanëve të kanabisit si produkt përfundimtar

Admir Fazlagikj   | 11.09.2019
Prodhuesit e kanabisit mjekësor apelojnë për ndryshime ligjore

Shkup

Shoqata e kultivuesve të kanabisit mjekësor në Maqedoninë e Veriut (MAKKANABIS) u bën thirrje organeve kompetente që të miratojnë ndryshime ligjore me të cilat do t'u mundësohet eksportimi i fidanëve të kanabisit si produkt përfundimtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Kostadin Dukovski, kryetar i shoqatës, tha se anëtarët kërkojnë disa ndërhyrje në propozim-ligj, duke u shprehur se disa pjesë të tij në mënyrë shtesë do të rëndojnë funksionimin e kompanive që kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore.

Dukovski vlerëson se nëpërmjet amandamenteve gjithashtu mund të inkuadrohet mundësia që kompanitë të mund të eksportojnë fidanë të kanabisit, që sipas tij, është njëri nga momentet më të rëndësishme që do "t'i shpëtonte kompanitë".

"Nëse mund t'i apelojmë qeverisë që të miratojnë fidanët me amandamente, për shkak se ajo është materie organike dhe çdo ditë humbet cilësi. Çdo ditë kompanitë janë në humbje, vetëm për atë se fidanët u ngelin ashtu të patrajtuara, ndërsa standardet CMP për trajtimin e kanabisit janë shumë të përpikta dhe kompanitë kanë hyrë duke mos e ditur se në çka po hyjnë, duke mos e ditur se bëhet fjalë për investim serioz, se nevojitet zbatimi i standardeve", tha Dukovski.

Sllave Ivanovski, kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të shoqatës MAKKANABIS, tha se për shkak të mos pasjes së mundësisë që të eksportojnë fidanët e kanabisit, kompanitë përballet ne rezerva të grumbulluara prej gjithsej 10 deri në 12 tonë fidanë të thatë, për të cilat siç u shpreh ai, mund të gjendet eksport në vlerë prej 30 deri në 50 milionë euro.

“Deri më tani në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga ato 23 kompani askush nuk ka eksportuar madje edhe një gram fidanë sepse nuk kemi ligj. Ne nuk kemi ligj që të mund të eksportojmë. Ne kemi ligj që të mund të eksportojmë vetëm vaj, ndërsa për ta eksportuar, çdo shtëpi farmaceutike evropiane kërkon CMP. Ai është një standard aq i lartë saqë nga këto 23 kompani mendoj se do ta fitojnë maksimalisht pesë kompani, siç jemi kështu në këtë fazë", tha Ivanovski.

Lidhur me vlerën e fidanëve të thatë të kanabisit, Ivanovski tha se nëse kanabisi mjekësor është pa metale të rënda dhe trajtohet me plehra ekologjike, çmimi do të ishte mesatarisht prej 3.000 deri në 4.000 euro për kilogram fidanë të thatë.

Në vitin 2016, në Maqedoninë e Veriut u bënë ndryshime ligjore me të cilat u mundësua që kompani private të marrin licencat për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın