BALLKANI

"Procesi i zgjerimit ka rëndësi të madhe për BE-në dhe Shqipërinë”

Gjatë konferencës për mediat në Tiranë eurodeputetja Santos tha se objektivi i Shqipërisë është për të ecur përpara sa i përket procesit të integrimit në Bashkimin Evropian (BE)

Fatjon Cuka  | 21.02.2020 - Përdıtësım : 24.02.2020
"Procesi i zgjerimit ka rëndësi të madhe për BE-në dhe Shqipërinë” ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian (PE), Isabel Santos, ka realizuar një vizitë në Shqipëri, ndërsa është takuar me zyrtarë të lartë të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë konferencës për mediat në Tiranë eurodeputetja Santos tha se objektivi i Shqipërisë është për të ecur përpara sa i përket procesit të integrimit në Bashkimin Evropian (BE).

"Procesi i zgjerimit ka një rëndësi të madhe për Bashkimin Evropian, por edhe për Shqipërinë. Do të vazhdojmë me reformat në kuadër të progresit. Reformat janë shumë të rëndësishme jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për qytetarët tuaj(shqiptarë). Shqiptarët duhet të vijojnë me zbatimin e reformave, jo vetëm për reformën në drejtësi, por edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë edhe luftën kundër trafikut të drogës", tha Santos.

Ajo theksoi më tej se "Tashmë është koha për të bashkuar forcat , është momenti i unitetit. Unë do të mbroj procesin e pranimit për në Bashkimin Evropian, do të ngre zërin për Shqipërinë. Duhet të ecim përpara."

Santos gjatë vizitës në Shqipëri realizoi takime me kryeministrin e vendit, Edi Rama, kryetarin i Kuvendit. Gramoz Ruçi, dhe përfaqësues të partive politike.

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Shqipërisë, në fokus të takimit Ruçi- Santos ishte procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın