Politikë, BALLKANI

Presidentja Osmani pret në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çağrı Sakar

“Presidentja Osmani ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e deritashme, ka përmendur marrëdhëniet e mira tregtare ndërmjet dy shteteve dhe është angazhuar për hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës

Agim Sulaj   | 21.04.2021
Presidentja Osmani pret në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çağrı Sakar Foto: Zyra e Presidentit të Kosovës

Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim ambasadorin turk në Kosovë, Çağrı Sakar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton komunikata nga Zyra e Presidentit, Sakar e ka përgëzuar Osmanin për detyrën dhe i ka dëshiruar sukses në punën e mëtejme, teksa të dy kanë vlerësuar raportet e mira ndërmjet të të dy shteteve, duke shfaqur shpresën se nën mandatin e presidentes Osmani ato do të thellohen edhe më tej.

“Presidentja Osmani ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e deritashme, ka përmendur marrëdhëniet e mira tregtare ndërmjet dy shteteve dhe është angazhuar për hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po kështu bëhet e ditur se në takim është diskutuar edhe për menaxhimin me pandeminë dhe pasojat e saj, sidomos në sferën e ekonomisë. Ndërkaq, presidentja Osmani ka theksuar se bashkë me Qeverinë e Kosovës po e bëjnë të pamundurën për t'i siguruar vaksinat për qytetarët e Kosovës në bashkëpunim edhe me vendet mike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın