BALLKANI

Presidenti Pendarovski takon presidentin e Francës

Në takim u diskutuan angazhimet strategjike të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO, çështjet rajonale, si dhe të zgjerimit të BE-së

Furkan Abdula  | 12.11.2019 - Përdıtësım : 12.11.2019
Presidenti Pendarovski takon presidentin e Francës Burimi: Kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut

Shkup

Gjatë vizitës së tij në Francë, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka takuar homologun e tij francez, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kabineti presidencial i presidentit Pendarovski njoftoi se takimi midis dy krerëve shtetëror u mbajt në kryeqytetin francez, Paris.

Në takim, bëhet e ditur, u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve. Po ashtu u theksua se në takim u diskutuan angazhimet strategjike të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO, çështjet rajonale, si dhe të zgjerimit të BE-së.

Zyra presidenciale njoftoi se në takim Pendarovski theksoi se biseda me Macron ishte e hapur, dinamike dhe se dëgjoi argumentet e presidentit francez i cili qëndroi pas vendimit të tij të 18 tetorit për të anuluar dhënien e datës për fillim të negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut.

Nga ana tjetër, në njoftim thuhet se në kuadër të vizitës së presidentit Pendarovski dhe delegacionit të tij në Paris, këshilltarët e dy presidentëve realizuan një takim ku shkëmbyen mendime dhe informacione mbi procesin e integrimit evropian, bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, me qëllim të intensifikimit të komunikimit midis dy kabineteve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.