BALLKANI

Presidenti i Çekisë, Zeman, fillon vizitën në Serbi

Zeman para Pallatit "Serbia" u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa më pas vijoi takimi i dy presidentëve

Bojana Stojanovic   | 11.09.2019
Presidenti i Çekisë, Zeman, fillon vizitën në Serbi ( Miloš Miškov - Anadolu Agency )

Beograd

BEOGRAD (AA) - Presidenti i Çekisë, Milosh Zeman, është pritur në Beograd me intonimin e himnit dhe nderimet më të larta shtetërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Zeman para Pallatit "Serbia" u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa më pas vijoi takimi i dy presidentëve.

Sipas planit të vizitës së presidentit çek, sot do të nënshkruhen disa marrëveshje, ndërsa më pas Zeman dhe Vuçiç do t’u adresohen mediave.

Më pas do të mbahet edhe forumi afarist serbo-çek, ndërkohë Zeman gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın