Fatjon Cuka
17 Tetor 2023•Përditësim: 17 Tetor 2023
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Tiranë në kuadër të vizitës zyrtare që do të realizojë në Shqipëri, transmeton Anadolu.
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, priti në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" presidentin francez.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama priti në Pallatin e Brigadave presidentin francez, ndërsa të pranishëm ishin edhe zyrtarë dhe personalitete nga fusha të ndryshme nga të dyja vendet.
Gjatë pritjes në Pallatin e Brigadave, Macronnë një ceremoni i dorëzoi shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.
Presidenti Macronmë 17 tetor do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të Shqipërisë, si presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama.
Presidenti Macron do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti Begaj në Presidencën e Shqipërisë.