BALLKANI

Potoçari, falet namazi i 33 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Banorët e mbijetuar të Srebrenicës, familjarët e të vrarëve, miqtë dhe fqinjtë, në duar bartën arkivolët e gjelbër me mbetjet mortore deri të varrezat ku viktimat e gjenocidit gjetën paqen pas 24 viteve

Vesna Besiç   | 11.07.2019
Potoçari, falet namazi i 33 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë ( Samir Yordamoviç - Anadolu Agency )

Potoçari

Në varrezat e Qendrës Memoriale të Srebrenicës - Potoçari është falur namazi i xhenazes dhe është bërë varrimi i 33 viktimave të fundit të identifikuara të gjenocidit të kryer në verën e vitit 1995 në Srebrenicë, raporton Anadolu Agency (AA).

Namazin e xhenazes e ka falur Reis-ul-Ulemaja i Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercegovinës, Husein ef. Kavazoviç.

Mijëra persona arritën sot në Potoçari në mënyrë që të nderojnë vikitmat e gjenocidit në Srebrenicë.

Para namazit të xhenazes u zhvillua pjesa fetare e programit, ndërsa më pas është lexuar një fragment nga romani "Dervishi dhe Vdekja", si dhe u kënduan ilahitë "Dëshmorët" dhe "Ferri i Srebrenicës".

Më pas, duke lexuar emrat, filloi nxjerrja e arkivoleve nga Qendra Përkujtimore.

Banorët e mbijetuar të Srebrenicës, familjarët e të vrarëve, miqtë dhe fqinjtë, në duar bartën arkivolët e gjelbër me mbetjet mortore deri të varrezat ku viktimat e gjenocidit gjetën paqen pas 24 viteve.

Viktima më e re që është varrosur këtë vit në Potoçar është Osman Cvrk, i lindur në vitin 1970. Në momentin kur është vrarë, ai ishte i mitur dhe kishte vetëm 16 vjeç. Në arkivolin e Osmanit janë mbetjet mortore të cilat janë gjetur në disa lokacione të ndryshme.

Paqen e amshueshme këtë vit e gjetën edhe i ati dhe i biri, Zaim dhe Fuad Pilav. Janë varrosur edhe vëllezërit Mujiç, Fahrudin (25) dhe Zijo (28), si dhe vëllezërit Isakoviç. Asim Isakoviç në momentin kur është vrarë ishte 20-vjeç përderisa vëllai i tij ishte dy vjet më i moshuar.

Viktimat që sot janë varrosur në Qendrën Memoriale në Potoçari janë: Bektiç (Rexho) Mevlid (1962), Bajraktareviç (Osman) Nexhad (1975), Salkiç (Alija) Bajro (1957), Husiç (Husein) Muradif (1949), Purkoviç (Ahmet) Shemso (1952), Isakoviç (Muhizin) Kasim (1973), Isakoviç (Muhizin) Asim (1975), Avdiç (Hasan) Shemso (1964), Suljiç (Nazif) Adil (1952), Cvrk (Osman) Reshid (1940), Cvrk (Arif) Shaha (1913), Gabeljiç (Jusuf) Fadil (1974), Memiç (Hasan) Sidik (1960), Tihiç (Shukrija) Vekaz (1975), Tahiç (Hamed) Enver (1976), Meholjiç (Hakija) Husejn (1929), Salkiç (Fadil) Sabahudin (1972), Mehmedoviç (Xhemail) Mali (1959), Suljiç (Salko) Sabit (1974), Mehmedoviç (Suljo) Ismet (1937), Hirkiç (Bajro) Behadil (1973), Nukiç (Haso) Esad (1977), Jashareviç (Halid) Ahmet (1950), Mujiç (Ramo) Zijo (1968), Mujiç (Ramo) Fahrudin (1970.), Tabakoviç (Zajko) Hajro (1938), Ahmiç (Ismet) Omer (1973), Cvrk (Behaija) Osman (1979), Pilav (Rasim) Zaim (1946), Pilav (Zaim) Fuad (1976), Sharanoviç (Shevkija) Sadik (1969), Tabakoviç (Nurija) Smail (1964) dhe Tihiç (Mustafa) Hamed (1928.).

Deri më tani në varrezat e Qendrës Memoriale në Potoçari janë varrosur 432 të mitur dhe 26 gra. Prej tyre, 19 gra janë viktima të gjenocidit, ndërsa të tjerat kanë vdekur gjatë vitit 1992.

Mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit janë gjetur në rreth 570 lokacione të ndryshme.

Viktima më e re deri më tani e varrosur në Potoçari është foshnje e sapolindur, Fatima Muhiç, ndërsa me e moshuara është Shaha Izmirliç, e lindur në vitin 1901.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın