BALLKANI

Pompeo dhe ambasadori amerikan në Kosovë urojnë Kurtin

“Mirëpritet formimi i Qeverisë së Kosovës, duke shpresuar në bashkëpunimin e ngushtë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, siç janë sundimi i ligjit e normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Pompeo

Agim Sulaj  | 13.02.2020 - Përdıtësım : 13.02.2020
Pompeo dhe ambasadori amerikan në Kosovë urojnë Kurtin

Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, si dhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në letrën e Sekretarit të Departamentit të Shtetit i përcillet urimi popullit të Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike.

Në letrën e sekretarit të shtetit amerikan përmendet edhe normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

“Mirëpritet formimi i Qeverisë së Kosovës, duke shpresuar në bashkëpunimin e ngushtë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, siç janë sundimi i ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”, njofton komunikata.

Ndërkaq, ambasadori Kosnett ka uruar kryeministrin Kurti në zgjedhjen e tij në pozitën e kryeministrit, duke ofruar marrëdhënie edhe më të ngushta në mes të Kosovës dhe SHBA-ve “në zhvillimin e paqes dhe prosperitetit në vend”.

Kurti u votua si kryeministër më 3 shkurt nga shumica parlamentare, një ditë pasi arriti marrëveshje për koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın