BALLKANI

Pendarovski: Fillimi i bisedimeve, impuls i fuqishëm për realizimin e reformave

Pendarovski falënderoi Tusk për mbështetjen e tij të qartë dhe të drejtpërdrejt për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

Furkan Abdula  | 17.09.2019 - Përdıtësım : 17.09.2019
Pendarovski: Fillimi i bisedimeve, impuls i fuqishëm për realizimin e reformave

Shkup

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot priti presidentin e Këshillit Evroopian, Donald Tusk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të kabinetit të presidentit, në takimin miqësor u shkëmbyen mendime për gjendjen e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, si dhe për aspiratat e shtetit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut në dy vitet e fundit mori vendime të vështira për çështje sensitive, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Republikën e Greqisë dhe Marrëveshjen për miqësi, fqëinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë dhe zbatoi reforma thelbësore dhe themelore në shumë sfera kyçe, me çka konfirmoi përkushtimin e saj në procesin evrointegrues. Presidenti Pendarovski shprehu pritjet se Këshilli Evropian në tetor do t’i valorizojë përpjekjet e shtetit dhe do ta verifikojë rekomandimin e 10-të të Komisionit Evropian përmes caktimit të datës për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Sipas Pendarovskit, fillimi i bisedimeve aderuese do të jetë impuls i fuqishëm për realizimin e mëtejshëm të reformave thelbësore në shtet deri tek anëtarësimi i saj i ardhshëm në Union, që do të kontribuojë për stabilitetin e përgjithshëm dhe prosperitetin e shtetit dhe rajonit.

Më tej në njoftim thuhet se Pendarovski falënderoi Tusk për mbështetjen e tij të qartë dhe të drejtpërdrejt për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın