BALLKANI

"Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nuk do të jenë pjesë e qeverisë së re"

"Serbët në Kosovë nuk pranojnë statusin e qytetarëve të dorës së dytë. Në rast të presioneve të reja mbi institucionet serbe, përfaqësuesit serbë do të jenë të gatshëm të lënë të gjitha institucionet e përkohshme", tha Marko Gjuriç

Bojana Stojanovic   | 07.11.2019
"Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nuk do të jenë pjesë e qeverisë së re"

Beograd

Përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës deklaruan se nuk do të marrin pjesë në çfarëdo qeverie të Prishtinës, apo në ndonjë koalicion i cili nuk pranon vullnetin legjitim të popullit serb, i cili 96 për qind u përcaktua për Listën Serbe, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit në Beograd, drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç tha se "Serbët e Kosovës nuk pranojnë që Albin Kurti apo kushdo qoftë tjetër të caktojë përfaqësuesit e tyre në qeverinë e ardhshme, vetëm nëse nuk dëshmon dhe tregon se është i gatshëm për një kthesë prej 180 shkallë nga ajo që ka ndodhur në periudhën e kaluar".

"Serbët në Kosovë nuk pranojnë stausin e qytetarëve të dorës së dytë. Në rast të presioneve të reja mbi institucionet serbe, përfaqësuesit serbë do të jenë të gatshëm të lënë të gjitha institucionet e përkohshme dhe do të zbatojnë në solidaritet të gjitha masat e rezistencës jo të dhunshme", tha Gjuriç.

Lista Serbe në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit arriti të sigurojë 57.015 vota apo 6.754 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın