BALLKANI

Në Shkup shënohet festa e krishtere Uji i Bekuar

Pas liturgjisë së mbajtur nga kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut, kryepeshkopi Stefan, dy priftërinj shenjtëruan ujërat e lumit Vardar në qendër të Shkupit

Admir Fazlagikj  | 19.01.2021 - Përdıtësım : 20.01.2021
Në Shkup shënohet festa e krishtere Uji i Bekuar ( Umeys Sulejman - Anadolu Agency )

Shkup

Në Shkup sot është shënuar festa e krishtere "Uji i Bekuar", por sivjet pa kërcim tradicional pas kryqit, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Pas liturgjisë së mbajtur nga kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut, kryepeshkopi Stefan, dy priftërinj shenjtëruan ujërat e lumit Vardar në qendër të Shkupit, ndërsa sivjet ceremonia kaloi pa kërcimin tradicional pas kryqit për shkak të masave të ndërmarra me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Kjo festë krishtere, shënohet me liturgji nëpër kisha dhe oborret e tyre në qytetet e mbarë vendit.

Sipas besimit, ai që arrin të kapë kryqin do ta ndjek mirëqenia, shëndeti dhe fati gjatë gjithë vitit. Kjo festë lidhet me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga Shën Jovani (Gjoni).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın