BALLKANI, Koronavirusi

Numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë arrin në 57.028, mbi 50 mijë të shëruar

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 1.569 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj  | 21.01.2021 - Përdıtësım : 21.01.2021
Numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë arrin në 57.028, mbi 50 mijë të shëruar

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 7 persona të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.433 numrin e përgjithshëm të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 296 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre i përgjithshëm ka shkuar në 57.028.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.569 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi deri më tani janë testuar gjithsej 214.941 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 202 pacientë të ri të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 50.184.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 5.411.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın