BALLKANI

Norvegjia ratifikon Protokollin për Anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

"Parlamenti norvegjez Stortinget ka miratuar Protokollin e Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë", njoftoi Ministria e Jashtme e Norvegjisë

Dzihat Aliju  | 06.06.2019 - Përdıtësım : 06.06.2019
Norvegjia ratifikon Protokollin për Anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Shkup

Parlamenti norvegjez ka miratuar Protokollin e Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Parlamenti norvegjez Stortinget ka miratuar Protokollin e Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Presim të shohim Maqedoninë e Veriut si fqinj i Norvegjisë në tryezën e Këshillit të Atlantikut të Veriut", shkroi Ministria e Jashtme e Norvegjisë në Twitter.

Deri më tani, së paku gjysma e vendeve anëtare të NATO-s kanë ratifikuar protokollin. Vendi i parë që ratifikoi protokollin ishte Greqia.

Vendet anëtare nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut më 6 shkurt të këtij viti.

Protokolli duhet të ratifikohet në parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtarë të Aleancës, në mënyrë që Maqedonia e Veriut zyrtarisht të bëhet anëtare e plotë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.