BALLKANI, Koronavirusi

Në Malin e Zi arrijnë 100.000 vaksina donacion nga Turqia

Dërgesa e vaksinave Sinovac është pritur në aeroportin e Podgoricës nga ministrja e Shëndetësisë së vendit, Jelena Boroviniç Bojoviç, ambasadorja e Turqisë në Podgoricë, Songül Ozan, si dhe zyrtarë të tjerë

Adel Omeragic   | 27.10.2021
Në Malin e Zi arrijnë 100.000 vaksina donacion nga Turqia ( Rusmin Radič - Anadolu Agency )

Podgoricë

Në Podgoricë kanë arritur 100.000 vaksina Sinovac, të cilat janë donacion i Turqisë për Malin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Dërgesa e vaksinave është pritur në aeroportin e Podgoricës nga ministrja e Shëndetësisë së vendit, Jelena Boroviniç Bojoviç, ambasadorja e Turqisë në Podgoricë, Songül Ozan, si dhe zyrtarë të tjerë.

Ministrja Boroviniç Bojoviç falënderoi për donacionin, për të cilin tha se është dakorduar gjatë vizitës së fundit të delegacionit të Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi.

"Ky donacion është rezultat i marrëdhënieve tradicionalisht të mira dhe miqësore midis dy vendeve, si dhe i një shkalle të madhe solidariteti dhe urave të ndërtuara që ekzistojnë tradicionalisht midis vendeve tona. Jam e sigurt se këto vaksina do të shpëtojnë shumë jetë të qytetarëve tanë", tha Boroviniç Bojoviç, duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Ajo theksoi se vaksinimi dhe masat elementare epidemiologjike janë e vetmja mënyrë e sigurt për tejkalimin e krizës ekzistuese.

Ambasadorja Ozan në fjalën e saj vuri në dukje se Turqia e sheh Malin e Zi si një mik dhe aleat.

"Ne besojmë se do ta fitojmë pandeminë vetëm nëse bashkëpunojmë së bashku, nëse solidarizohemi dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Në fillim të pandemisë kishim një donacion për Malin e Zi, por tani jam shumë e lumtur dhe ndjej kënaqësi që kam mundësinë për të dorëzuar donacionin e vaksinave Sinovac. Dëshirojmë të ndihmojmë të gjithë miqtë tanë në këtë mënyrë", theksoi Ozan.

Ajo gjithashtu tha se shpreson që ky donacion do të ndihmojë që sa më shumë njerëz të vaksinohen, gjithashtu duke bërë thirrje që të vaksinohen sa më shumë njerëz.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın