BALLKANI

Nënshkruhet kontrata Shqipëri-SHBA për helikopterët "Black Hawk"

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, ka njoftuar se helikopterët asistencë e qeverisë së SHBA-ve pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri

Fatjon Cuka   | 29.05.2020
Nënshkruhet kontrata Shqipëri-SHBA për helikopterët "Black Hawk" Burimi: Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë

Tiranë

Në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë, ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore Shqiptare me helikopterë “Black Hawk”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, ka njoftuar se helikopterët asistencë e qeverisë së SHBA-ve pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri.

Në vlerësimin e ministres Xhaçka, ky kontribut rrit kapacitetet e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

"Edhe pse kapacitetet e Shqipërisë janë ende modeste, unë besoj shumë se vlera e shtuar e kësaj infrastrukture për Aleancën dhe aleatët tanë amerikanë është shumë domethënës. Ne jemi duke punuar shumë për të konsoliduar dhe përmirësuar profesionalizmin dhe gatishmërinë e forcave tona. Ashtu siç do të bëjmë me krijimin e një qendre trajnimi multifunksionale që do të përgatisë personelin tonë për një mori specializimesh të forcave ajrore”, tha ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

Sipas njoftimit, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, u shpreh se SHBA dhe Shqipëria “janë dhe do të vijojnë të qëndrojnë krah për krah".

Ministria e Mbrojtjes thekson se projekti për pajisjen e Forcës Ajrore të Shqipërisë me helikopterë amerikanë të tipit “Black Hawk” mori rrugë një vit më parë gjatë vizitës që ministrja Xhaçka zhvilloi në Gardën Kombëtare të New Jersey.

Përgjatë një viti ka patur disa trajnime të pilotëve shqiptarë pranë kësaj garde dhe të specialistëve amerikanë pranë Forcës Ajrore në Shqipëri për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive për përdorimin e mjeteve të reja, që do të jetë pjesë e flotës ajrore shqiptare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın