
Shkup
Në qendër të qytetit të Shkupit sot filloi “Statuafest - Fytyra tjetër e rrugës”, një festival që shfaq artin e rrugës përmes statujave të gjalla, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky është edicioni i gjashtë i “Statuafest – Fytyra tjetër e rrugës” dhe tema e festivalit të sivjetmë është “Tango në rrugë”.
Festivali organizohet nga “TEATROSK”, një produksion teatror që shfaq teatër në rrugë, promovime në rrugë dhe ngjarje të natyrës së ngjashme, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Edicioni i këtij viti do të zgjasë deri më 25 qershor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.