BALLKANI

Ministrja e jashtme e Shqipërisë shpreh ngushëllime për Turqinë pas rrëzimit të avionit ushtarak

“Mendimet dhe ngushëllimet tona të përzemërta janë me familjet e viktimave dhe me kombin turk gjatë këtij momenti të dhimbshëm”, është shprehur ministrja e jashtme Elisa Spiropali.

Shpetim Hiseni  | 11.11.2025 - Përdıtësım : 11.11.2025
Ministrja e jashtme e Shqipërisë shpreh ngushëllime për Turqinë pas rrëzimit të avionit ushtarak

Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur ngushëllime për Turqinë pas rrëzimit tragjik të një aeroplani ushtarak turk në Gjeorgji pranë kufirit me Azerbajxhanin, transmeton Anadolu.

“I dërgoj ngushëllimet e mia më të thella Republikës së Turqisë pas aksidentit të tmerrshëm të një avioni ushtarak turk pranë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan. Mendimet dhe ngushëllimet tona të përzemërta janë me familjet e viktimave dhe me kombin turk gjatë këtij momenti të dhimbshëm”, ka shkruar Spiropali në platformën sociale amerikane X.

Sot më herët, një avion ushtarak turk i mallrave C-130, në udhëtim nga Azerbajxhani, u rrëzua në Gjeorgji.

Sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes, në avion gjendeshin 20 persona, përfshirë ekuipazhin e fluturimit.

Ministria më pas njoftoi se “Ekipet gjeorgjiane të kërkim-shpëtimit arritën te mbetjet e avionit në orën 17:00”, duke shtuar se mbetjet janë siguruar për ekzaminim nga ekipi turk i hetimit të aksidenteve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın