Turqia, BALLKANI

Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë dhe Kosovës takohen në Ankara

Akar dhe Mehaj theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushat e trajnimit ushtarak dhe industrisë së mbrojtjes

Sarp Özer   | 17.09.2021
Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë dhe Kosovës takohen në Ankara ( Arif Akdoğan - Anadolu Agency )

Ankara

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, me një ceremoni zyrtare të mbajtur në Ankara priti homologun e tij kosovar, Armend Mehaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Akar dhe Mehaj theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushat e trajnimit ushtarak dhe industrisë së mbrojtjes.

Dy ministrat zhvilluan një takim dypalësh, ndërsa më pas u mbajtën edhe bisedime midis dy delegacioneve.

Gjatë takimit, ministri turk i Mbrojtjes shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, ndërsa dy ministrat diskutuan çështje dypalëshe dhe rajonale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın