BALLKANI

Meta takon homologun slloven: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira

Në lidhje me takimin me homologun slloven, presidenti Meta ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, për më tepër sipas tij "që Sllovenia është një partnere e rëndësishme rajonale dhe evropiane për Shqipërinë"

Fatjon Cuka  | 06.05.2021 - Përdıtësım : 06.05.2021
Meta takon homologun slloven: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira Foto: Faqja zyrtare në Facebook e presidentit Ilir Meta/AA

Tiranë

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri, në kuadër të përgatitjes së takimit të radhës të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet më 17 maj të këtij viti, ndërkohë është takuar me homologun shqiptar Ilir Meta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me takimin me homologun slloven, presidenti Meta në rrjete sociale shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, për më tepër sipas tij "që Sllovenia është një partnere e rëndësishme rajonale dhe evropiane për Shqipërinë".

"Sllovenia do të organizojë Samitin e ardhshëm të Procesit të Brdo-Brijunit më 17 maj dhe njëkohësisht do të marrë Presidencën e Bashkimit Evropian më 1 korrik të këtij viti. Bisedat mbi këto dy ngjarje të rëndësishme dhe njëkohësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona mike i japin një vlerë të shtuar prezencës së presidentit të Sllovenisë sot në Shqipëri", ka shkruar Meta.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Meta dhe Pahor do të mbajnë edhe një deklaratë të përbashkët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın