BALLKANI

Meta: Kam zbatuar dispozitat kushtetuese

"Integriteti i Gjykatës Kushtetuese është jashtëzakonisht i një interesi mbarëkombëtar. Është kushtetuta që garanton gjithë drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, por edhe sovranitetin e shtetit", tha Meta

Fatjon Cuka  | 10.12.2019 - Përdıtësım : 10.12.2019
Meta: Kam zbatuar dispozitat kushtetuese

Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për t’u pyetur pas kallëzimit penal të tij ndaj kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për çështjen e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Meta, në një prononcim për mediat pas qëndrimit në prokurori, tha se integriteti i Gjykatës Kushtetuese është jashtëzakonisht i një interesi mbarëkombëtar, sepse sipas tij është kushtetuta që garanton të gjitha të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, por edhe sovranitetin e shtetit.

“Rasti është tmerrësisht flagrant. Unë shpresoj që prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe durim. Mendoj që kjo është një provë e madhe për të gjithë të ardhmen e reformës në drejtësi. Kushtetuta e thotë shumë qartë se kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë. Dua t'i siguroj qytetarët shqiptarë se presidenti i tyre ka zbatuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dispozitat kushtetuese”, theksoi Meta.

Kujtojmë se presidenti Meta ka kallëzuar penalisht në prokurori gjatë muajt nëntor kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për veprat penale “shpërdorim i detyrës” dhe “përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”, me pretendimin për “shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, që ndikojnë në mirëfunksionimin e organeve te reja kushtetuese".

Kriza në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë aktualisht nuk është funksionale për shkak të procesit të reformës në institucionet e sistemit të drejtësisë, pasi ende nuk janë zgjedhur të gjithë anëtarët e saj. Në lidhje me këtë proces ka patur mosmarrëveshje mes institucioneve.

Anëtarët, që gjithsej numërohen nëntë, zgjidhen nga Kuvendi, presidenti dhe Gjykata e Lartë, ndërsa aktualisht për të njëjtin vend janë zgjedhur dy kandidatura, një automatikisht sipas listës së përgatitur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe një tjetër nga presidenti Meta, duke shkaktuar mosmarrëveshje mes institucioneve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın