BALLKANI

Maqedonia e Veriut siguron qëndrim të përkohshëm edhe për 14 shtetas afganë

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht gjenden 568 shtetas afganë, ndërsa nga vendi janë larguar 85 të tjerë, të cilëve qëndrim të përhershëm u kanë siguruar disa shtete

Abdula Berisha   | 27.11.2021
Maqedonia e Veriut siguron qëndrim të përkohshëm edhe për 14 shtetas afganë Foto: Qeveria e Maqedonisë së Veriut/AA

Shkup

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë arritur edhe 14 qytetarë të Afganistanit, të punësuar në Kombet e Bashkuara dhe anëtarë të familjeve të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se bëhet fjalë për persona pro-demokratikë që janë në rrezik nga talebanët, duke shtuar se ata do të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut përkohësisht, deri në transportimin e tyre në një vend të tretë.

"Me këtë, vendi vazhdon rolin aktiv në operacionin ndërkombëtar për ndihmë të qytetarëve në Afganistan", theksohet në njoftim, ku shtohet se pas arritjes së shtetasve afganë, janë zbatuar procedurat standarde e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe test PCR.

Nga qeveria informojnë se personat do të vendosen në Shkup, ndërsa harxhimet për qëndrimin e tyre do të mbulohen nga OKB.

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht gjenden 568 shtetas të Afganistanit për të cilët institucionet janë angazhuar me gjithë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme. Nga vendi janë larguar 85 shtetas afganë të cilëve qëndrim të përhershëm u kanë siguruar Franca, Greqia, Irlanda, Portugalia, Brazili dhe SHBA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın