BALLKANI, Koronavirusi

Maqedonia e Veriut shënon rekord të vdekjeve ditore nga COVID-19, 41 viktima në 24 orë

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga COVID-19 është rritur në 1.699, përfshirë 41 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit

Abdula Berisha   | 28.11.2020
Maqedonia e Veriut shënon rekord të vdekjeve ditore nga COVID-19, 41 viktima në 24 orë

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 1.699, përfshirë 41 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, shifër rekord e vdekjeve të regjistruara brenda 24 orëve që nga shpërthimi i pandemisë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus po ashtu është rritur me 1.022 raste të reja, duke e çuar në 60.723 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me COVID-19.

Vendi po ashtu regjistroi 680 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar 37.505.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 21.519.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut ka kryer gjithsej 329.086 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.127 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın