BALLKANI, Koronavirusi

Maqedonia e Veriut regjistron rekord të ri të rasteve me COVID-19, 934 në 24 orë

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka tejkaluar 30.000

Abdula Berisha   | 30.10.2020
Maqedonia e Veriut regjistron rekord të ri të rasteve me COVID-19, 934 në 24 orë ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar rekord të ri prej 934 rastesh të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 30.488, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 5 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 982.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 20.448, përfshirë 454 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 9.058.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.748 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 246.105.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın