BALLKANI, Koronavirusi

Maqedonia e Veriut regjistron numër rekord prej 22 vdekjeve të reja nga COVID-19

Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia në vend ka arritur në 919

Abdula Berisha   | 25.10.2020
Maqedonia e Veriut regjistron numër rekord prej 22 vdekjeve të reja nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 22 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), që është numër rekord i vdekjeve të reja që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia në vend ka arritur në 919.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 561 raste të tjera me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve nga ky virus në vend ka shkuar në 26.954.

Po ashtu, ministria njoftoi se numri i pacientëve të shëruar është rritur në 18.627, pasi 197 pacientë të tjerë paraprakisht të prekur nga COVID-19 rezultuan negativ në testin për virusin.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së kaluar kryen 1.901 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer 235.038 teste.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 7.408.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın