Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedonia e Veriut regjistron 93 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 313.252, prej të cilëve 303.410 janë shëruar

Ekip   | 23.06.2022
Maqedonia e Veriut regjistron 93 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda ditës së fundit ka regjistruar 93 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, si dhe 14 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 313.252, prej të cilëve 303.410 janë shëruar.

Vendi nuk ka regjistruar viktima të reja nga COVID-19, me çka numri i tyre mbetet në 9.322.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.074.909 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 777 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 520.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın