Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedonia e Veriut regjistron 81 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga pandemia, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus mbetet në 5.493

Ekip   | 31.07.2021
Maqedonia e Veriut regjistron 81 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 81 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 156.380 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga pandemia, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus mbetet në 5.493.

Institucionet shëndetësore regjistruan 12 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër koronavirusit, ndërsa deri më tani janë shëruar gjithsej 150.362 pacientë paraprakisht të prekur nga COVID-19.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 525.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 976.710 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 5.315 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın