BALLKANI, Koronavirusi

Maqedonia e Veriut raporton 88 raste të reja me COVID-19 dhe 6 vdekje

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 6 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 511

Ekip  | 05.08.2020 - Përdıtësım : 06.08.2020
Maqedonia e Veriut raporton 88 raste të reja me COVID-19 dhe 6 vdekje

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 88 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 11.289 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 6 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 511.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 108.384 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.507 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 7.221, ndërsa numri i rasteve aktive 3.557.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.