BALLKANI, Koronavirusi

Maqedonia e Veriut raporton 180 raste të reja me COVID-19, gjithsej 2.790

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.632, i të vdekurve në 149, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 1.009

Abdulbesar Ademi  | 05.06.2020 - Përdıtësım : 05.06.2020
Maqedonia e Veriut raporton 180 raste të reja me COVID-19, gjithsej 2.790

Shkup

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 180 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus në vend është rritur në 2.790, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 11 pacientë të tjerë dhe dy kanë vdekur.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.632, i të vdekurve në 149, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 1.009.

Gjatë ditës së fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1.272 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 34.386 teste.

Në disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin e Shkupit, duke filluar nga mbrëmë në ora 21:00 po zbatohet orë policore, e cila do të përfundojë mëngjesin e të hënës në ora 05:00.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.